INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shehaj vë Ramën me “shpatulla pas muri” për dëmshpërblimet [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:07 04-12-2017

Historia e dëmshpërblimeve nga përmbytjet në vendin tonë ka treguar se banorët nuk marrin asnjë herë atë që ju takon, pra dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. Pas përmbytjeve të 4 ditëve të fundit kryeministri doli me premtimin se dëmi do t’ju kthehet qytetarëve menjëherë, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2015. Por deputeti demokrat Agron Shehaj i ka sjellë një shembull konkret kryeministrit lidhur me dëmshpërblimet e 2015, ku rrëzon gjithë pretendimet e tij për dëmshpërblim të plotë të banorëve. Duke qenë deputet i qarkut të Vlorës, Shehaj sjell shembullin e 27 familjeve në 4 fshatra, të cilët ende sot janë në pritje të dëmshpërblimit të vitit 2015. Në fakt shuma që ata presin nuk është e madhe, por qeveria edhe sot nuk u ka dhënë asgjë.

Agron Shehaj:

“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e radhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”

Rasti i 4 fshatrave në Vlorë është vetëm një shembull se si qytetarët nuk kanë marrë dëmshpërblimin nga përmbytjet. Edhe qytetarë të tjerë të prekur nga përmbytjet e 2015 kanë denoncuar  mungesën e dëmshpërblimeve, e raste të protestave kundër kësaj qeveri janë shënuar edhe pak muaj më parë në Shkodër.  

agron_shehaj.png

goni_per_demshperblimet.jpg

 

 

 

 

 

 

 

Shehaj vë Ramën me “shpatulla pas muri” për dëmshpërblimet

istoria e dëmshpërblimeve nga përmbytjet në vendin tonë ka treguar se banorët nuk marrin asnjë herë atë që ju takon, pra dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. Pas përmbytjeve të 4 ditëve të fundit kryeministri doli me premtimin se dëmi do t’ju kthehet qytetarëve menjëherë, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2015. Por deputeti demokrat Agron Shehaj i ka sjellë një shembull konkret kryeministrit lidhur me dëmshpërblimet e 2015, ku rrëzon gjithë pretendimet e tij për dëmshpërblim të plotë të banorëve. Duke qenë deputet i qarkut të Vlorës, Shehaj sjell shembullin e 27 familjeve në 4 fshatra, të cilët ende sot janë në pritje të dëmshpërblimit të vitit 2015. Në fakt shuma që ata presin nuk është e madhe, por qeveria edhe sot nuk u ka dhënë asgjë.

Agron Shehaj:

“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e radhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”

Rasti i 4 fshatrave në Vlorë është vetëm një shembull se si qytetarët nuk kanë marrë dëmshpërblimin nga përmbytjet. Edhe qytetarë të tjerë të prekur nga përmbytjet e 2015 kanë denoncuar  mungesën e dëmshpërblimeve, e raste të protestave kundër kësaj qeveri janë shënuar edhe pak muaj më parë në Shkodër. 

Article Logic
Execution time: 0.0021030902862549