INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Hellbanianz”, shqiptarët me kanabis dhe jetë luksoze në burgjet britanike

“Hellbanianz”, shqiptarët me kanabis dhe jetë luksoze në burgjet britanike

Publikuar më: 14:10 04-12-2017

Shqiptarë të arrestuar në burgjet britanike nuk ngurrojnë të postojnë video të jetës së tyre si të burgosur duke u shndërruar në kryefjalen e medias britanike ‘The Sun’.

Shqiptarët nuk ngurojnë të mburren sesi pijnë marijuanë edhe nën hekura. Në pamjet e publikuara nga The Sun duken shqiptarë të grupit të quajtur Hellbaniaz të cilët e kanë bazën e tyre në Barking, më lindje të Londrës, ata kërcejnë dhe pijnë në qeli.Një bandë e njohur për grabitje.

Pjesëtarët e bandës kërcejnë në qeli me muzikë rep. Video u publikua në profilin e dikujt të quajtur Skilla i cili shkruan:

‘Shqiptarët edhe të mbyllur dhe të rrethuar nga mure të larta sërish janë luanë’.

Në një postim tjetër, dy djem të tjerë shkruajnë “ Ne jemi zot të rrugë, në burg kemi çdo gjë dhe të vetmet që na mungojnë janë prositutata’

Në një video të tretë sërish shkruhet ‘ Bishat e mbyllura sin ë burgun Alkatraz por mungojnë vajzat’

Ndërsa në komentet e videos shkruhen edhe ofendime për qeverinë britanike.

Article Logic
Execution time: 0.004094123840332