INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Rritet mosha e daljes në pension[VIDEO]

Publikuar më: 12:26 03-01-2018

Këtë vit gratë do të dalin në pension 60 vjeç dhe 8 muaj. Jo më 60 vjeç siç ka qënë për shumë dekada me rradhë. E kjo si pasojë e reformës së re të pensioneve që ka hyrë në fuqi në 2015 dhe ka për qëllim rritjen graduale të moshës së pensionit. 

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj çdo vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë e rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056. Burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.
Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2018 duhet të ketë 36 vjet e 4 muaj. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Kjo reformë u morr në 2015 për faktin se numri i pensionistëve ishte shumë herë më i lartë se i kontribesve të skemës së sigurimeve shoqërore. Shumë kompani nuk i deklaronin punonjësit duke u zhytur në informalitete, madje u quajt e dështuar dhe skema e pensioneve me të cilën operohej deri në vitin 2014.

Article Logic
Execution time: 0.00124192237854
array(1) { ["section"]=> string(38) "rritet-mosha-e-daljes-ne-pension-46523" }