INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berisha zbulon prapaskenat: Veprimi i Xhensilës për të nxjerrë keq Besin në ‘Ferma VIP’

Robert Berisha zbulon prapaskenat: Veprimi i Xhensilës për të nxjerrë keq Besin në ‘Ferma VIP’

Publikuar më: 12:29 06-05-2024

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nuk e kanë marrë dhe aq me sportivitet ndarjen, pasi në mënyra të ndryshme kanë zgjedhur që të thumbojnë njëri tjetrin. E madje në një rast, Xhensila duket se qëllimisht ka dashur të nxjerrë keq produksionin me të cilin Besi është rikthyer në ekran, Ferma VIP. Kjo lidhet me aludimet që Robert Berisha kishte pasur kontratë që të dilte brenda javësh nga FERMA VIP.

Në një intervistë të dhënë se fundi, Berisha ka mohuar zërat se kishte kontratë që të largohej nga reality shoë ‘FermaVIP’, në Shqipëri. Ai u shpreh se u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij, dhe nuk mund ta përballonte, e për këtë arsye doli.

Ai gjithashtu, tha se ishte Xhensila Myrtezaj që kishte bërë një postim të një posteri ku edhe ai ishte i thirrur në të njëjtin koncert, por nuk mundi të shkonte.

“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë (Xhensilës) mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality show. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po del që mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.

 

I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë për të apo për Besin, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjet.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh Roberti në emisionin Sol.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047