INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Oficerët e Sigurisë’. Nis zbatimi i projektit pilot në 15 gjimnaze në kryeqytet

‘Oficerët e Sigurisë’. Nis zbatimi i projektit pilot në 15 gjimnaze në kryeqytet

Publikuar më: 17:53 12-02-2018

Një projekt i ri pilot në sistemin arsimor. Bëhet fjalë për “oficerin e sigurisë” i cili do të jetë në 15 gjimnaze të kryeqytetit. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin “Oficeri në shkolla” i cili do të aplikohet në 15 gjimnaze të kryeqytetit. Rama shpjegoi se oficeri më shumë se sa në rolin e policit do të ketë rolin e kujdestarit për mbarëvajtjen brenda ambienteve të shkollës. Ky projekt pilot nis në muajin mars, dhe më pas do të tentojë të shtrihet në të gjitha gjimnazet.

Edi Rama:
“Oficerët do të jenë burra e gra që do vendosen fillimisht në 15 shkolla, si pjesë e parë e zbatimit të programit në funksion të shtrirjes më pas të këtij programi në të gjitha gjimnazet. Fillon në muajin mars. Ne mendojnë se është e rëndësishme që t’i bashkëngjitet oficeri i sigurisë se është e nevojshme që mes prindërve, mësuesve e nxënësve dhe policisë së Shtetit, për të gjitha rastet shqetësuese,të mos ketë më një hendek. Është normale që nëse mësuesit ndeshen me vështirësi që lidhen me fenomene të dhunës, të shitjes apo konsumimit të lëndës narkotike, të mungesës së disiplinës, është e pamundur që këto të adresohen duke përfshirë policinë, dhe prandaj do të jetë oficeri, që nuk është polic, që nuk bën kontrolle, që nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por që i bashkëngjitet trupës mësimore dhe trupës së prindërve si një figurë kujdestari për mbarëvajtjen e bashkëjetesës jashtë klasës, në oborrin e shkollës dhe në marrëdhënies mes klasës, oborrit dhe pjesës jashtë. Dhe njëkohësisht është urë komunikimi me policinë. Kjo është një nismë e mirëpritur nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Krijimi i figurës së oficerit do jetë vlerë e shtuar. Ata do të jenë të gjithë të shkolluar, që trajnohen posaçërisht për këtë detyrë, që nuk është detyrë policie, por shumë më e lidhur me bashkëpunimin brenda përbrenda komunitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0043299198150635