INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja e Demarkacionit. Komisioni prezanton raportin para qeverisë së Kosovës [VIDEO]

Marrëveshja e Demarkacionit. Komisioni prezanton raportin para qeverisë së Kosovës [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 04-12-2017

Qeveria e Kosovës ka vendosur të dërgojë në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Raporti për Demarkacionin i prezantuar ditën e hënë në këshillin e ministrave nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, ka konstatuar se Marrëveshja aktuale është e gabuar. Marrëveshja e arritur me Malin e Zi në gusht të vitit 2015, nuk është në përputhje me vijat ekzistuese kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Radio Evropa e Lirë raporton se zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se raporti i paraqitur nuk prezanton fakte dhe argumente bindëse që vërtetojnë se Marrëveshja e vitit 2015, me Malin e Zi ka qenë e dëmshme apo e gabuar.
"Unë dëgjova vlerësime shumë të përgjithshme, pa ndonjë provë materiale dhe jo ndonjë fakt konkret. Nuk ishit konkret, nuk pash ndonjë qartësi të re", tha Hoxhaj.
Kryesuesi i komisionit, Shpejtim Bulliqi tha ndër të tjera se ish-komisioni shtetëror nuk ka përdorur shumë fakte të cilat i kanë pasur dhe janë pajtuar vetëm me ato që ka ofruar Mali i Zi. Ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat, duke i lejuar vetës t’i futet përcaktimit të vijës së re mes Kosovës dhe Malit të Zi, pa një marrëveshje ndërkombëtare paraprake. Ai ka qenë i thirrur të shënjojë vijën e dikurshme kufitare dhe në asnjë mënyrë të shënjojë vijë të re kufitare me Malin e Zi. Marrëveshjen për demarkacionin, u nënshkrua para dy vitesh nga ish-ministri i Jashtëm dhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0081610679626465
    array(1) { ["section"]=> string(87) "marreveshja-e-demarkacionit-komisioni-prezanton-raportin-para-qeverise-se-kosoves-43872" }