INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledion Liço rrëfen vuajtjet: “Kur isha i vogël, mbyllesha në dhomë dhe...”

Ledion Liço rrëfen vuajtjet: “Kur isha i vogël, mbyllesha në dhomë dhe...”

Publikuar më: 10:04 04-01-2018

Sot ai është një showman pothuajse i kompletuar me shumë cilësi që e kanë bërë tashmë një figurë identifikuese në ekranin e Top Channel.

Simpatik, me famë dhe e mira e të mirave, është dhëndër në një familje pasanikësh pikërisht familjen “Hoxha”.

Por a ka qenë gjithmonë jeta kaq e bukur për Ledion Liçon?

I ftuar së fundmi në emisionin “Pop Culture”, Ledioni ka rrëfyer se ai është përballur me shumë vështirësi ashtu siç mund të ndodhi me shumë të rinj që vijnë në kryeqytet.

Ashtu siç na ka rrëfyer, Ledioni ka ardhur në Tiranë në klasën e pestë, dhe ka hasur problemet e bullizmit për shkak të dialektit nga Erseka.

Moderatori është shprehur: “Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mund të flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”

Ndër të tjerash Ledion Liço gjithashtu ka rrëfyer edhe për një sherr të ndodhur gjatë periudhës kur ai ishte në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë, reagimi i Ledionit ishte duke i kafshuar gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582