INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ndonjëherë me zor mbaj sytë hapur...'/ Sara zbulon detaje nga shtatzënia: Bardhi do një...

'Ndonjëherë me zor mbaj sytë hapur...'/ Sara zbulon detaje nga shtatzënia: Bardhi do një...

Publikuar më: 12:27 25-04-2024

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, krijuan një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë dyshja dha lajmin e ëmbël për publikun teksa rrëfyen se janë në pritje të një bebushi dhe se së shpejti do të bëhen prindër.

Ndërkohë një ditë më parë, Sara ka krijuar një pyetësor në profilin e saj të “Instagram”-it, ku fansat kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth shtatzënisë së saj.

“Hey Sara, çfarë simptoma ke për momentin të shtatzënisë. Të dua”, i shkruan një ndjekës.

“Hey zemër. Me marramendjet dhe tensionin e ulët i kam keq punët, ndonjëherë mezi mbaj sytë hapur, ethe nga hiçi 100 herë në ditë dhe shumë uri”, i është përgjigjur ish-banorja e BBV3.

E ndërsa për preferencat e bebushit? Dihet tashmë, si shumica e prindërve që mami do djalë e babi do vajzë edhe Bardhi do një bebushe vajzë ndërsa Sara do një djalë…

“Bardhi është TeamGirl, do një “qikë” të vogël, ndërsa mami do djalë. Ama do jemi të lumtur me çfarëdo të na falë Zoti, mjaft të jetë beb i shëndetshëm”, është shprehur Sara.

Më tej Gjordeni është pyetur se sa muajshe shtatzënë është dhe ish-banorja u përgjigj se sipas vizitave të bëra rezulton të jetë 7 dhe jo 4 muajshe siç fillimisht ka deklaruar.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383