INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian dhe Tristan drejt ndarjes? Ylli i reality show-t nuk do t’ia dijë më për basketbollistin tradhtar!

Khloe Kardashian dhe Tristan drejt ndarjes? Ylli i reality show-t nuk do t’ia dijë më për basketbollistin tradhtar!

Publikuar më: 13:19 24-10-2018

Khloe Kardashian është munduar që të harrojë dhe të lërë pas tradhëtinë e Tristan Thompson, por mesa duket nuk po ia del dot. Madje ajo pas skandalit të tradhëtisë ka filluar që të mos ketë më ndjenja për basketbollistin e njohur.

4B0FBF6C00000578-5607033-Tristan_Thompson_an_d_Khloe_Kardashian_are_parents-a-10_1523555289113.jpg

Ata kohët e fundit janë fotografuar të lumtur bashkë, por largësia mes tyre ka krijuar mundësinë që gjërat të ftohen dhe që ylli i realty show-t të mos ia dijë më për të. “Nuk dimë të themi si shkuan gjërat nga të qenurit mirë pranë njëri-tjetrit në mungesën e takimeve për javë të tëra, por Khloe është shumë mirë. Ajo është përqendruar tek e bija dhe gjithçka mendon është ajo”, është shprehur një burim për “People”. 

Khloe dhe Tristan kishin në plan që të jetonin së bashku, por mea duket Khloe nuk e dëshiron më këtë gjë, të paktën jo për momentin.

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271