INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshehu 14 kallëpe tritoli në oborr, arrestohet 22-vjeçari nga Kamza [EMRI]

Fshehu 14 kallëpe tritoli në oborr, arrestohet 22-vjeçari nga Kamza [EMRI]

Publikuar më: 13:56 24-10-2018

Një 22 vjeçar nga Kamza ka përfunduar në pranga pasi policia ka gjetur në oborrin e banesës së tij plot 14 kallëpe tritol.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatjon Leka, 22 vjeç, banues në “Fushë Arrëz”, Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu akuzohet për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031