INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi i ‘Volvo 4’, Gjykata i jep leje motrës së Arben Ndokës të ushqejë foshnjën

Gjyqi i ‘Volvo 4’, Gjykata i jep leje motrës së Arben Ndokës të ushqejë foshnjën

Publikuar më: 13:50 24-10-2018

Këtë të mërkurë është duke u zhvilluar gjyqi për të arrestuarit e operacionit ‘Volvo 4’ të akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Lezhë.

Mes të arrestuarve nga policia në kuadër të megaoperacionit "Volvo4" është edhe Mimoza Ndoka, motra e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Ajo ka dalë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda krahas 33 të arrestuarve të tjerë.

Gjyqtari i ka dhënë leje për pak minuta Mimoza Ndokës që të ushqejë fëmijën e saj me gji në ambientet e Gjykatës.

Nga ana e tij, ish-deputeti socialist, Arben Ndoka ka mohuar akuzat në adresë të tij, duke deklaruar se nuk ka falsifikuar asnjë dokument.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838