INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në kufirin Bosnjë-Kroaci. Emigrantët përleshen me policinë. Disa të plagosur

Tension në kufirin Bosnjë-Kroaci. Emigrantët përleshen me policinë. Disa të plagosur

Publikuar më: 14:53 24-10-2018

Dhjetëra emigrantë janë përleshur me policinë në Bosnje-Hercegovinë. Emigrantët të cilët kaluan natën në afërsi të kalimit kufitar të Maljevac, duke pritur të hyjnë në Kroaci , shpërthyen të mërkurën kordonin e policisë boshnjake. Duke bërtitur "Hapni kufijtë", emigrantët thyen kordonin dhe vijuan rrugën para se të ndaleshin nga një tjetër postbllok tjetër. Përleshje vazhduan pasi emigrantët bllokuan kalimin. Përplasja midis policëve dhe emigrantëve ka shkaktuar lëndime. Media boshnjake ‘Avaz’ raporton për tre emigrantë të plagosur, dy burra dhe një grua. Ambulancat dërguan emigrantët e lënduar në Qendrën Shëndetësore të zonës. Situata në zonën e kalimit kufitar ndërmjet Bosnjës dhe Kroacisë është e tensionuar. Emigrantët nuk heqin dorë nga përpjekja për të kaluar në Kroaci ndërsa policia po përpiqet t'i parandalojë ata. Por ata që po ndikohen nga situata më shumë janë fëmijët. Media raporton se ata janë të uritur dhe të hutuar. Në të njëjtën kohë, në stacionin hekurudhor në qytetin e Bihacit, policia bllokoi një tren që mbërriti nga Sarajeva duke mos lejuar zbritjen e pasagjerëve - kryesisht emigrantë. Policia ktheu pas edhe autobusët me emigrantë në përpjekje për të frenuar çdo të ardhur të ri. Mijëra emigrantë kanë qëndruar në Bosnjën veriperëndimore, ndërsa përpiqen të kalojnë në Kroaci, me qëllim vazhdimin e udhëtimit drejt vendeve të tjera të BE. Bosnja po përpiqet që të luftojë fluksin e emigrantëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652