INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi prekës i mjekut që kontrollon profilet e pacientëve në FB, para se të lajmërojë prindërit e tyre

Rrëfimi prekës i mjekut që kontrollon profilet e pacientëve në FB, para se të lajmërojë prindërit e tyre

Publikuar më: 13:27 24-10-2018

Një mjek i urgjencës ka shkruar një postim të dhimbshëm duke zbuluar arsyen, se pse ai kontrollon profilet e pacientëve të tij të vdekur në Facebook, përpara se tu jap lajmin e hidhur prindërve të tyre. Louis M Profeta, një mjek i urgjencës në Spitalin St Vincent në Indianapolis, SHBA, shpjegoi se kur ka pacientë të rinj që vdesin në kujdesin e tij, ai nuk kontakton prindërit e tyre pa kontrolluar profilin e Facebook të personit që humb jetën.
" Kjo më bën mua më njerëzor," shkruan ai.
"Më kuptoni, unë jam gati për të ndryshuar jetën e prindërve të pacientit që nuk ja doli dot. Për prindërit gjithçka do të ndryshojë rreth pesë minuta. Ata kurrë nuk do të jenë më të njëjtit, kurrë nuk do të jenë të lumtur përsëri”-shprehet mjeku.
"Për të qenë i sinqertë, para meje qëndron një trup i vdekur pa emër që nuk ja doli dot. I rrethuar nga tuba dhe gjilpëra, ndërsa stafi përpiqet me dëshpërim për ta shpëtuar. Nuk ka asnjë lëvizje, nuk ka jetë, nuk ka asgjë që të më tregoi që dikur ai ka pasur ëndrra apo aspirata. I kam borxh prindërve që të mësojnë pak më shumë para se ti lajmërojë."
Mjeku thotë se mund të duket si "i çmendur" tek pacientët për atë që bënë. Por ai thotë se u detyrohet prindërve që të shohin brenda botës së tyre dhe të gjejnë pak më shumë informacione për djalin ose vajzën e tyre. Louis vazhdon të shpjegojë se si gjen të dhëna te patenta e pacientit, dhe merr telefonin e tij duke kërkuar për emrin e tij në Facebook. Përmes profilit të rrjetit social ai sheh sesi pacientët buzëqeshin, vishen, kohën e kaluar në plazh, apo pranë qirinjve, Krishtlindjet tek gjyshja,kafshët shtëpiake që mbajnë. Sheh sesi ai qëndron me nënën dhe babin para diplomimit në kolegj. “ Kjo më bën të di më shumë se kush janë ata. Kjo ma bën shumë më lehtë komunikimin me prindërit”-rrëfen ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055