INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte duke xhiruar videoklipin e këngës së re, ndahet tragjikisht nga jeta reperi i njohur [FOTO]

Ishte duke xhiruar videoklipin e këngës së re, ndahet tragjikisht nga jeta reperi i njohur [FOTO]

Publikuar më: 12:49 24-10-2018

Reperi kanadez Jon James McMurray është ndarë tragjikisht nga jeta teksa ishte duke xhiruar disa skena të guximshme për produksionin e tij të ri muzikor. Sipas “Daily Mail” , kur reperi filloi të xhironte veten, spiralet e aeroplanit shkuan drejt rënies .

image.jpg

 

Ai ishte i veshur me një parashutë, por nuk kishte kohë ta tërhiqte, sepse ai ishte mbërthyer në krahun e aeroplanit për një kohë të gjatë dhe kjo bëri që drejtimi i tij të ndryshohej dhe të shënonte rënie të atillë që piloti nuk mund ta ndalonte.

Ekipi i tij i menaxhimit thanë se ai ishte përgatitur për këto skena për muaj me radhë dhe ishte trajnuar intensivisht. Trupi i Jon u gjet në një fushë nga fermerja Sydney Fox e cila shprehet se ajo dëgjoi avionin duke fluturuar afër shtëpisë së tyre vetëm pak çaste para se reperi të rrëzohej.

Article Logic
Execution time: 0.004349946975708