INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Halsey dhe G-Eazy ndahen përsëri dy muaj pas ribashkimit, ai kapet duke flirtuar me femra në një klub nate [FOTO]

Halsey dhe G-Eazy ndahen përsëri dy muaj pas ribashkimit, ai kapet duke flirtuar me femra në një klub nate [FOTO]

Publikuar më: 12:26 24-10-2018

Halsey dhe G-Eazy janë ndarë përsëri. Çifti, sipas E! News, po shkonin mirë derisa reperi u pa duke flirtuar me disa vajza në Kandy Halloween në Los Angelos mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që “People” konfirmoi ndarjen e tyre të dje. “Lidhja ka marrë fund sërish. Ai po festonte gjatë fundjavës dhe vajzat ishin kudo rreth tij. Nuk i interesonte se kush e shikonte”, tha një burim për “People”.

eazy-halsey-arrives-at-the-2018-american-music-awards-at-news-photo-1048614676-1540301206.jpg

 


Madje, Halsey dhe G-Eazy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. "G-Eazy u tha të gjithëve se ishte ndarë. Ai dhe Halsey lidhen e ndahen gjithmonë. Por aktualisht nuk janë bashkë," tha një burim tjetër.

Ata janë lidhur gjatë verës së 2017-s për t’u ndarë në korrik të këtij viti. Më pas G-Eazy dhe Halsey ajnë parë sërish bashkë, por vetëm 2 muaj kanë qëndruar me njëri tjetrin.

Tani ngelet thjesht të presim nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492