INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen mat! Demi Lovato dhe G Eazy çifti më i ri në Hollywood? [FOTO]

Kapen mat! Demi Lovato dhe G Eazy çifti më i ri në Hollywood? [FOTO]

Publikuar më: 15:13 16-07-2018

G Eazy ka vetëm pak ditë që është ndarë me Halsey por nuk le asnjë moment që t’i shpëtojë dhe mesa duket e ka kaluar shumë shpejt.

Ai këtë fundjavë është parë duke dalë nga një club në orën 02:30 të mëngjesit të kapur për dore me këngëtaren Demi Lovato. Mësohet se çifti kishte shkuar në këtë club rreth orës 1 dhe kanë qëndruar së bashku aty një orë e gjysëm.

Demi kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë xhins, shoqëruar me taka, ndërsa G Easy ishte veshur me të zeza i gjithë, ku atletet thyenin kontrastin e veshjes.

demi-lovato-g-easy-hands.jpg

Ata të dy nuk kanë reaguar ende për këto thashetheme që po qarkullojnë.  Ndërkohë që G Eazy argëtohet, Hailesey po e përjeton shumë keq ndarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277