INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka ardhur momenti ti thoni stop përdorimit të telefonit tuaj

Ka ardhur momenti ti thoni stop përdorimit të telefonit tuaj

Publikuar më: 20:40 27-12-2018

Rreth 70% e përdoruesve të Android u shprehën se dëshironin të “gjenin një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.

Por kjo nuk e favorizon sektorin e teknologjisë. Si mund t’i ndihmojnë firmat konsumatorët e tyre të shkëputen nga telefonat, kur për shumë prej këtyre firmave modeli i biznesit varet nga njerëzit që e bëjnë të kundërtën e kësaj?

Edhe Apple edhe Google këtë vit kanë lansuar vegla opsionin- e quajtur “Screen Time”(Koha në ekran) që u mundësojnë përdoruesve të iPhone dhe Android të shohin se sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe se sa shpesh i përdorin pajisjet e tyre.

Shumë përdorues të Android nuk mund ta kenë ende këtë aplikacion pasi është pjesë e sistemit operativ të Android Pie që është lansuar nga vetëm disa markave të telefonave deri tani.

A do të jetë 2019-ta viti kur do të ndahemi nga telefonat tanë? Analisti Wood nuk është aq i bindur. “Për mua 2019 është viti kur njerëzit do të jenë më të vetëdijshëm rreth kohës që shpenzojnë në telefonat e tyre”, tha ai. “Por të ndahen nga telefonat e tyre? Kjo është kërkesë shumë e madhe”.

Instagram Banner

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078442096710205
    array(1) { ["section"]=> string(66) "ka-ardhur-momenti-ti-thoni-stop-perdorimit-te-telefonit-tuaj-82823" }