INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iu bllokua pasaporta, ish-ministri Tahiri të premten paraqitet te Krimet

Iu bllokua pasaporta, ish-ministri Tahiri të premten paraqitet te Krimet

Publikuar më: 18:13 14-12-2017

Ish-ministi Saimir Tahiri, të cilit një ditë më parë Gjykata i bllokoi pasaportën është thirrur për t’u pyetur këtë të premte në orën 9.30 te Krimet e Rënda.

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Në seancë ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Article Logic
Execution time: 0.001723051071167