INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër, 400 euro për një person, arrestohen dy policë kufitarë

Gjirokastër, 400 euro për një person, arrestohen dy policë kufitarë

Publikuar më: 19:12 14-12-2017

Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër janë arrestuar pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.

Bëhet me dije se SHCBA ka arrestuar Timo Ciko, Bledar Ducko të dy policë si dhe Shpëtim Brakaj.

Ata akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Zyrtarët e policisë ndihmonin të kalonin kufirin persona qe e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të kufirit, në këmbim të pagesave që varionin nga 300 në 400 euro.

Gjatë arrestimit të flagrancë të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet.

Article Logic
Execution time: 0.0034301280975342