INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vitin e ardhshëm Parku Kombëtar i Dajtit me një plan të ri menaxhimi

Vitin e ardhshëm Parku Kombëtar i Dajtit me një plan të ri menaxhimi

Publikuar më: 20:23 14-12-2017

Pranvera e vitit tjetër do e gjejë destinacionin më të parapëlqyer për kryeqytetasit, Parkun Kombëtar të Dajtit më një strukturë të re menaxhimi.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vendosi të hartojë këtë plan të ri, duke qenë se që nga viti 2004 e deri më sot ky park ka pësuar një sërë ndryshimesh.

Ndryshime ka pësuar edhe për sa i përket reformës territoriale tek aktorët vendorë.

Subjekti që do të hartojë këtë plan të ri menaxhimi do të këtë 12 detyra. Këto detyra nisin nga një inventar i specieve dhe pasurive natyrore tek diskutimi i draftit të ri me palët e interesit. Kjo kontratë do të ketë kohë 4 muaj për tu ekzekutuar, gjë që do të thotë se në vitin e ardhshëm Parku Kombëtar i Dajtit do këtë një plan të ri menaxhimi.

Detyrat:

1. Vlerësimi i situatës në parkun Kombëtar Mali i Dajtit bazuar në dokumentacionin aktual

2. Identifikimi i problematikës lidhur me aspektet menaxhuese të parkut dhe propozimi i zgjidhjeve alternative bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe objektivat menaxhuese të parkut.

3. Identifikimi i cështjeve kyce që kanë të bëjnë më aspektet lihjore, administrative dhe ato të menaxhimit, faktorët dhe aktorët që influencojnë propozimet për zgjidhje.

4. Identifikimi i zgjidhjeve sociale të pranueshme dhe ekologjjikisht të mundshme.

5. Eksplorimi dhe propozimi i alternativave më të mira të menaxhimit të bazuara dhe të integruara në nevojat e ruajtjes dhe zhvillimit të parkut si dhe të komunitetit që jeton në park dhe rreth tij.

6. Hartografimi i habitateve të parkut, përshkrimi i tyre dhe plani për ruajtjen e tyre në kuadër të Planit të Menaxhimit.

7. Përcaktimi i zonave menaxhuese të parkut, aktivitetet e nevojshme për menaxhimin e tyre dhe realizimin e objektivave menaxhuese të parkut.

8. Zhvillimi i një vizioni, misiono dhe objektivi kryesor të menaxhimit për parkun.

9. Propozimi dhe paraqitja e strategjive të duhura të menaxhimit, si dhe plani i veprimit.

10. Plani i monitorimit të menaxhimit she aktiviteteve që pritet të zhvillohen në park.

11. Diskutimi dhe konsultimi i aktivoiteteve kryesore të planifikimit dhe zbatimit të planit të menaxhimit me palët e interesuara.

12. Diskutimi i draft-planit të menaxhimit ne aktorët vendimmarrës (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura, OJF, grupet e interesit etj).

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059