INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Itali. Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 10:10 14-12-2017

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane. 42-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua pasi në automjetin me të cilin po lëvizte u gjet një sasi kokaine. Shqiptari ishte duke lëvizur në autostradën e provincës së Potenza në Itali, me “ngarkesën” me vete. Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari jetonte në Shqipëri dhe se në Itali ndodhej përkohësisht. Gjatë kontrollit të policisë u gjet 1 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe që me vlerë tregu shkon rreth 60 mijë euro. Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, ndërkohë që vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812