INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dokumentave të publikuara nga Top Channel, reagon avokati i Saimir Tahirit

Pas dokumentave të publikuara nga Top Channel, reagon avokati i Saimir Tahirit

Publikuar më: 23:08 13-12-2017

Gjatë mbrëmjes së sotme fokusi i emisionit “Top Story” është zhvendosur te çështja e ish ministrit Tahiri dhe falsifikimi i dokumentit të marrë nga prokuroria italiane. Gjatë emisionit foli edhe avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia. Ai deklaroi se letra që klienti i tij ka marrë është e vërtetë dhe nuk ka asnnjë gjë për të pasur dyshim. Ai u shpreh se letra që është marrë nga Tahiri, është marrë nga sekretari i institucionit dhe tregon që nuk ka asnjë hetim penal për të.
"Lidhur me kërkesën që është bërë publike sot, dua të sqaroj se çdo kush mund të marrë një vërtetim. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritet italiane. Edhe ju keni konfirmuar që nuk ka ngarkesë penale për zotin Saimir Tahiri të lidhur me Habilajt. Avokati në Itali ka në dispozicion të gjithë dosjen. Ka dy menyra se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucionit, ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit. Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht.
Ne kemi bashkëpunuar me avokatë italian që letra të mërrej në mënyrë urgjente se nuk kishte kohë pasi parlamenti kishte seancën. Letra është më numër protokolli, është marrë nga sekretari, ka emër dhe vulë", u shpreh ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025720596313477