INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat. Fluks në pikat kufitare

Festat. Fluks në pikat kufitare

Publikuar më: 10:31 26-12-2017

Festat e fundvitit sjellin gjithnjë fluks të madh udhëtarësh në pikat tona kufitare. Me afrimin e vitit të ri, të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur të vijnë dhe të kalojnë ndërrimin e viteve në vendin tonë. Ndërkohë me mbarimin e festimeve për Krishtlindjen në vendin tonë një pjesë e mirë e shtetasve shqiptarë por edhe ata që huaj janë kthyer drejt vendit ku jetojnë dhe punojnë.
Fluksi i daljeve të shtetasve dhe mjeteve ka vijuar edhe sot në pikën e Kakavijës. Fluks të madh të shtetasve shqiptarë dhe të huaj ka pasur edhe në hyrje, të cilët duket se kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar ndërrimin e viteve.
Hyrje e shtetasve shqiptarë 4411
Dalje e shtetasve shqiptarë 1513
Hyrje e shtetasve të huaj 391
Dalje e shtetasve të huaj 275
Hyrje mjete shqiptare 822
Dalje mjete shqiptare 337
Hyrje mjete të huaja 170
Dalje mjete të huaja 116

 

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205