INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Janullatos telefonohet nga presidenti grek

Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Janullatos telefonohet nga presidenti grek

Publikuar më: 22:44 25-12-2017

“Presidenti (grek), Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepishkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Anastas, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon të martën, më 26.12.2017 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta, duke pasur parasysh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve, në mbrëmjen e 25.12.17 dhe transmetuar edhe në emisionin qendror të lajmeve të orës 20.55 të kanalit televiziv shtetëror, ERT.
Ta kam nisur edhe me e-postë.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883