INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve nga opozita dhe protestat, ja si i komenton Ilir Meta

Djegia e mandateve nga opozita dhe protestat, ja si i komenton Ilir Meta

Publikuar më: 22:39 08-01-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
Sali Berisha bëri një propozim për djegien e mandateve pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, zgjedhje e cila u kontestua nga opozita dhe Meta e ka komentuar kështu këtë propozim:
“Unë kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në çdo rast në demokraci, pavarësisht nga standardet e demokracisë, apo parlamentit, edhe demokracitë më të zhvilluara kanë problemet e tyre. Nuk mërzitesh po të them që nuk jam dakord me këtë ide”, u shpreh Meta duke iu drejtuar gazetarit Ilir Babaramo.

Meta tha gjithashtu se nuk ka asgjë kundër protestave, por për të do ishte me rëndësi një platformë për të çuar përpara perspektivën evropiane të vendit, duke përfituar çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
“Manifestimet janë përpjekje për sensibilizim, për të shprehur një shqetësim, tërhequr vëmendje për mbështetje, për mua është më e rëndësishme një platformë e ofruar për të kontribuuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët duhet të kenë platforma, një platformë të përbashkët”, tha kreu i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0026922225952148