INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me “djemtë e aventurave”, 4 djemtë që “zbulojnë” Shqipërinë dhe tregojnë masakrën që po bëhet në Lurë [VIDEO]

Njihuni me “djemtë e aventurave”, 4 djemtë që “zbulojnë” Shqipërinë dhe tregojnë masakrën që po bëhet në Lurë [VIDEO]

Publikuar më: 23:29 08-01-2018

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo është një ndër personazhet më simpatikë të ekranit dhe Facebook-ut në Shqipëri me mesazhet tepër të vyera që jep. Ai mbështet gjithmonë kauzat në të mirë të shoqërisë dhe Shqipërisë dhe jo rrallë herë promovon personazhe të rinj. Të njejtën gjë ka bërë së fundmi në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar një video të 4 djemve të rinj eksploratorë dhe pasi ka thënë se i do ata, na ka ftuar ti ndjekin në vlogun e tyre.

Bëhet fjalë për 4 djem, të njohur ndryshe si “djemtë e aventurave”, të cilët udhëtojnë në aventuar e tyre për të zbuluar Shqipërinë duke realizuar vlog (video blog)

Udhëtimi i tyre i fundit është bërë në Lurën e famshme të 7 liqeneve, në mes të ftohtit, borës dhe gjurmëve të egërsirave. E në fund të çdo udhëtimi ata nxjerrin një mesazh, i rradhës ishte se djemtë mesuan ta vlerësojnë jetën dhe ta shijojna atë para se të jetë shumë vonë. Kjo pasi ata nuk i shkuan deri në fund udhëtimit për shkak të disa kushteve jo të favorshme dhe me siguri do ti zinte nata në pyll.
E ata nuk mund të mos përmendnin faktit që ky udhëtim ishte edhe për të treguar masakrën që po bëhet në Lurë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877