INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh me ju kur mbani sekrete

Çfarë ndodh me ju kur mbani sekrete

Publikuar më: 12:45 02-10-2017

Sipas një studimi të fundit, të mbash sekrete dëmton shëndetin dhe karrierën.

Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut. Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës.
Sipas Malia Mason, një prej autroeve të këtij studimi, të mbash sekrete ndikon në nivelin e përqëndrimit, gjë e cila nuk ndihmon aspak në punë.

Disa nga 38 sekretet më të zakonshme përfshinin:

Të kishin lënduar një person tjetër, emocionalisht ose fizikisht

Përdorimi i drograve ilegale

Të kishin një zakon apo varësi që nuk përfshin drogën

Vjedhja e diçkaje nga dikush ose ndonjë vend

Angazhimi në diçka të paligjshme, përveç drogës apo vjedhjes

Fyerje fizike ndaj vetes

Aborti

Një përvojë traumatike (përveç atyre të mësipërme)

Të kishin gënjyer dikë

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415