INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku merr një tjetër vendim për prokurorët pas shkarkimeve në katër rrethe...

Arta Marku merr një tjetër vendim për prokurorët pas shkarkimeve në katër rrethe...

Publikuar më: 12:50 11-01-2018

Ditëve të fundit është shkaktuar një "furtunë" në sistemin e drejtësisë së vendit. Pikërisht pas shkarkimit të 4 prokurorëve në Elbasan, Durrës, Kukës e Fier, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku merr një tjetër vendim tashmë për të gjithë prokurorët e vendit.

Marku ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune me qëllim që të verifikohen të gjitha shkeljet në punën e prokurorëve në rang vendi.

Ky grup pune do të inspektojë punën e të gjitha prokurorive dhe në rast se konstatohen shkelje do të nisë procedim disiplinor ndaj prokurorëve të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0020010471343994