INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shorti i KPK-së, ja kush janë 11 prokurorët që do të kalojnë në sitën e Vettingut

Shorti i KPK-së, ja kush janë 11 prokurorët që do të kalojnë në sitën e Vettingut

Publikuar më: 12:59 11-01-2018

Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisin mbledhjen për hedhjen e shortit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Komisionet do të përzgjidhen nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës. Komisioni do të drejtohet nga Genta Bungo, ku do të hidhet shorti për 11 prokurorët.

Emrat e prokurorëve që do të hidhen në short janë:

Kosta Beluri, Artur Selami, Adnand Xholi, Arqile Koça, Thoma Jano, Anila Leka, Arben Kraja, Sokol Stojani.

Po ashtu është bërë e ditur se në fund të muajit priten të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që kanë hyrë në procesin e verifiklimit prej muajit dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107