INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri në Katedralen e Parisit, edhe qeveria shqiptare dhuron para [SHUMA]

Zjarri në Katedralen e Parisit, edhe qeveria shqiptare dhuron para [SHUMA]

Publikuar më: 13:42 17-04-2019

Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuar nga zv. kryeministri Erion Braçe, për shkak të një vizite në Katar të kryeministrit Rama.

Më herët, edhe Kosova është bërë pjesë e listës së kontribuuesve, por pa dhënë një shifër konkrete.

Aktualisht, deri më tani janë grumbulluar rreth 1 miliardë euro.

Dy ditë më parë Katedralja e famshme e Parist u përfshi nga flakët që shkatërruan një pjesë të saj. Në solidarizim për rindërtimin e saj janë shprehur edhe shumë prej miliarderëve të botës.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984