INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon restoranti që e frekuentonin vetëm klientë të zhveshur[FOTO]

Dështon restoranti që e frekuentonin vetëm klientë të zhveshur[FOTO]

Publikuar më: 17:06 08-01-2019

Një restorant krejt i veçantë u hap 15 muaj më parë për shkak se klientët duhet të ishin nudo. Restoranti i parë në Paris që pranonte vetëm njerëz të zhveshur është detyruar të mbyllet për shkak se nuk kishte klientë të mjaftueshëm. Pronarët e restorantit të quajtur “O’naturel”, Mike dhe Stephane Saasa, kanë njoftuar se restoranti do të mbyllet në mënyrë të përhershme në muajin shkurt.

Pronarët e restorantit që ishte hapur në nëntor të vitit 2017 thanë se do t’i kujtojnë vetëm çastet e mira kur kanë takuar njerëz të bukur dhe klientë që kanë qenë të kënaqur me përjetimin e momenteve të ndryshme nga ato të zakonshmet.
Ata kishin vendosur ta hapin një restorant të tillë, pavarësisht që vetë nuk ishin nudistë. Pronarët thanë se e kishin vlerësuar këtë si mundësi të mirë për biznes në një vend që është mjaft i pëlqyer nga nudistët. Në kohën kur ishte hapur restoranti, njëra pronare kishte thënë se plazhet dhe qendrat e pushimit paraqesin mundësi që njerëzit të jenë nudistë vetëm gjatë verës, ndërsa restoranti i saj ua ofronte një gjë të tillë gjatë tërë vitit.
Klientët i linin rrobat dhe telefonat e tyre në dhomën e gardërobës, kurse grave u mundësohej edhe mbajtja e takave. Dekori brenda restorantit ishte i thjeshtë, ndërsa në menu ofroheshin lloje të ndryshme ushqimesh të kuzhinës franceze, shkruan “Daily Mail".

buuuu.jpg

graaaa.jpg

buuuuu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488