INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni në një periudhë të keqe të jetës suaj? 4 Gjërat që do ju shpëtojnë!

Jeni në një periudhë të keqe të jetës suaj? 4 Gjërat që do ju shpëtojnë!

Publikuar më: 11:51 01-12-2016
Secili prej jush ka kaluar një periudhë jo të mirë në jetë.
Intv.al ju sjell disa nga gjërat që duhet të bëni për ta kaluar sa më mirë. Në ditët e sotme po shtohen njerëzit që kalojnë në depresion për arsye të ndryshme, por gjërat që duhet të bëni kanë shumë rëndësi.
 
1. Thuajini “jo” presionit
Kur jeni keq emocionalisht nuk duhet t’i  ushtroni presion vetes suaj. Ju keni shumë gjëra për të bërë, por qetësohuni pasi çdo gjë ka kohën e vet. Në këtë periudhë ju nuk keni motivim, prandaj merrni kohën tuaj dhe mos u nxitoni.
 
2. Merrni suportin nga miqtë dhe familja
Të keni suportin e familjes suaj dhe shoqërisë është një ndër gjërat më të mira që mund të bëni në këtë periudhë të jetës suaj. Të marrësh ndihmën e tyre nuk është dobësi, por tregon karakter të fortë.
 
3. E nesërmja do jetë e mirë
Nëse ja thoni  këtë fjali vetes suaj, do jua rrisë optimizmin dhe do ndiheni mirë. Intv.al sqaron se pas një gjëje jo të mirë që ju ka ndodhur, do vijë shpejt diçka pozitive. Përpjekja për të ndryshuar situatën tuaj  jo të mirë, sjell shpresën se e nesërmja do jetë pozitive. Mos harroni se pas shiut, lind dielli.
 
4. Pranojeni situatën
Të pranosh situatën është një ndër gjërat më të mirat që mund të bëni. Mos u mundoni të gjeni fajtorin dhe të ndiheni keq me veten tuaj, pasi ajo që iku nuk kthehet më. Intv.al ju sjell ndërmend edhe këngën e njohur botërisht nga të mëdhenjtë Queen - The Show Must Go On 
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562