INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Qyteti Studenti, Anila Shehu: Pas 30 vitesh, konviktet e zëna nga qytetarët do të lirohen [VIDEO]

KafeIN/Qyteti Studenti, Anila Shehu: Pas 30 vitesh, konviktet e zëna nga qytetarët do të lirohen [VIDEO]

Publikuar më: 13:43 17-04-2019

“Qyteti Studenti” do t’i rikthehet studentëve. Drejtoresha e QS Anila Shehu gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se brenda sezonit akademik do të përfundojë rikonstruksioni i të gjitha konvikteve.
“Në qytezë akomodohen 5100 studentë në 26 konvikte.
Kjo qytezë ka 30 ndërtesa por 4 prej tyre janë zaptuar nga banorët. Me projektin e ri të bashkisë Tiranë që do të financohet me ndihmën e kfë dhe Tiça do të përfshihen në rikonstruksion dhe këto 4 godina.
Që do të thotë se banorët do të lirojnë këto godina”, tha drejtoresha e Qytetit Studenti.
Zonja Shehu tha se banorët janë informuar për të përfituar nga programet e strehimit që ofron bashkia e Tiranës.
Sa i takon realitetit aktual në qytezën e studentëve, drejtoresha tha se në dy muajt e sezonit të verës do të rikonstruktohen 2200 dhoma.
“Nuk besojmë se do të ketë rritje tarife për konviktet, por tarifat do të vendosen në bazë të ambienteve ku do të akomodohen të rinjtë. Tipologjitë e akomodimit do të vendosin dhe tarifat”, tha drejtoresha e qendrës “Studenti” Anila Shehu.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125