INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mafia shqiptare lojtare kryesore në Europë” reagon Salianji: Politika Ramës lëpirje për krimin

“Mafia shqiptare lojtare kryesore në Europë” reagon Salianji: Politika Ramës lëpirje për krimin

Publikuar më: 14:29 17-04-2019

Duke iu referuar një deklarate të EUROPOL, se “Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent, të cilët përbëjnë rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE”., ish-deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat theksoi se politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin.

“Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojmë grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët”, u shpreh ai.

Deklarata e Ervin Salianjit

Edi Rama shërbëtor ndaj krimit, gangster ndaj qytetarëve të pambrojtur e të pamundur.

Edi Rama erdhi në pushtet nëpërmjet projektit politik të bashkëpunimit me krimin dhe sjellja e tij në pushtet është shpërblimi i krimit me prona dhe asete publike, me emërime në administratën e lartë nga deputetë, kryetarë bashkie e drejtorë të rëndësishëm.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me emër dhe mbiemër gjithë strukturën dhe infrastrukturën kriminale në Shqipëri, ashtu siç kemi denoncuar edhe lidhjet e qeverisë me bandat më famëkeqe ne vend.

Edi Rama në funksion të krimit dhe për të lehtësuar bandat kriminale vendosi ministra përfaqësues të krimit, deputetë në lista si propozues të krimit.

Sot Edi Rama është i rrethuar dhe për fat të keq gjithçka ne kemi deklaruar po faktohet nga strukturat më të specializuara dhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent. Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE” – deklaroi dje Europol, duke e veçuar krimin e organizuar dhe mafian shqiptare si rrezik.
Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave….

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986