INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ferma kanabisi dhe prostitucion/ 600 agjentë të EUROPOL godasin mafian shqiptare, 64 të arrestuar

Ferma kanabisi dhe prostitucion/ 600 agjentë të EUROPOL godasin mafian shqiptare, 64 të arrestuar

Publikuar më: 17:18 05-04-2019

Një megaoperacion i organizuar nga EUROPOL, ku u angazhuan 600 agjentë të organizatës policore evropiane në disa shtete, ka çuar në goditjen e mafias shqiptare. Europol njofton se janë arrestuar 64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare.

Gjithashtu sqarohet se 60 persona u arrestuan mes datave 3 dhe 5 prillit. Të gjithë personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale, që lidhen me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrimin e parave.

Ky operacion ishte produktet i një hetimi kompleks të aktiviteteve të këtij grupi kriminal në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar dhjetëra plantacione kanabisi, të shpërndara në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës.

Disa nga të dyshuarit janë përfshirë gjithashtu në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.

“55 persona u arrestuan në Belgjikë, duke përfshirë drejtuesit e grupit. 7 janë ndaluar në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë. Hetimi është udhëhequr nga Policia Federale Belge në bashkëpunim me Xhandarmërinë Kombëtare të Francës, Policinë, Drejtorinë Italiane Antimafia dhe Policinë Metropolitane britanike”, sqaron EUROPOL.

Deri më sot janë goditur 15 plantacione kanabisi dhe janë sekuestruar:
-8255 bimë kanabisi;
-Rreth 100.000 euro në para dhe ar;
-4 automjete luksoze;
-63 pajisje elektronike

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535