INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tenderat/1.158 ankesa vetëm në 2018, problem kriteret!

Tenderat/1.158 ankesa vetëm në 2018, problem kriteret!

Publikuar më: 15:55 05-04-2019

1158 persona dhe subjekte janë ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për procedurat tenderuese përgjatë vitit 2018. Sipas raportit vjetor, në krahasim me vitin 2017 është vënë re një rritje me rreth 1% e numrit të ankimeve administrative. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Posta Shqiptare kryesojnë listën me numrin më të madh të ankesave për procedurat tenderuese të zhvilluara prej tyre. Kjo do të thotë se këto kompani gjykohen si problematike për kriteret e vendosura për përftimin e një tenderi, si dhe për vlerësimin e ofertave të paraqitura nga kompanitë. Si në 2017 dhe në 2018 tenderat “Për Shërbimin e Ruajtjes së Sigurisë Fizike” zënë numrin më të lartë të ankesave, me 53.6 % të totalit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë vendime lidhur me ankesat e paraqitura për procedura të cilat, në total, referuar fondit limit të prokuruar dhe arrijnë një vlerë prej 18.8 mld lekë, nga totali prej 129.8 miliard lekë të publikuara për prokurim. Pra 14.5 % e fondit limit total të publikuar për prokurim, është shoqëruar me ankesa në procedurat përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711