INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme gati gjysma e tenderave në 2016 pa garë

E çuditshme gati gjysma e tenderave në 2016 pa garë

Publikuar më: 10:26 12-06-2017

Rreth 5109 tendera janë zhvilluar në 2016. Po nga to 2186 ishin procedura që u zhvilluan me negocim pa shpallje paraprake, që nënkupton mungesën e garës për mbi 42 për qind e totalit të prokurimeve të zhvilluara.
Pavarësisht numrit të lartë, vlera e prokuruar me negocim pa shpallje është vetëm 8 miliardë lekë ose rreth 7.5 % e totalit të vlerës se prokuruar për 2016, prej 108 miliardë lekësh.
Përveç procedurave të prokurimit publik të shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, sipas legjislacionit të prokurimit publik në fuqi, autoritetet kontraktore, nëse ndodhen në kushtet e parashikuara nga ligji, mund të kryejnë dhe procedura prokurimi me negocim pa shpallje paraprake.Sipas të dhënave të APP-së gjatë vitit 2016 janë zhvilluar gjithsej 2,186 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, duke shënuar një ulje në krahasim me vitin 2015 me 520 procedura më pak.
Kryerja e procedurave me negocim pa shpallje, për një vlerë deri 20% të kontratës së fundit, për të përmbushur nevojat e fillim vitit, gjë që lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0046908855438232