INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet frika, shpërthim në Paris, disa të plagosur

Rikthehet frika, shpërthim në Paris, disa të plagosur

Publikuar më: 12:17 12-01-2019

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës.

Lajmi  është konfirmuar nga policia, e cila thotë se  shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise.

Si pasojë e kësaj është  shkaktuar zjarr dhe panik në zonë.

Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi. 

Të dhënat paraprake flasin për të paktën 20 të plagosur por zyrtarisht ende nuk ka gjë të konfirmuar. 

Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Shpërthime të tilla rikthejnë frikën e sulmeve terroriste, pasi kujtojmë se Franca ka qënë vazhdimisht nën objektivin e terroristëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982