INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen makina tek Komuna e Parisit, policia jep detajet

Shpërthen makina tek Komuna e Parisit, policia jep detajet

Publikuar më: 11:24 12-12-2018

Një makinë ka shpërthyer tek Komuna e Parisit, afër Kopshtit Botanik, në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00. Nga verifikimet paraprake raportohet se automjeti ka marrë flakë. Fatmirësisht në të nuk ka pasur njeri dhe s’ka të lënduar. Shkaqet ende nuk janë zbardhur nga policia, që ka njoftuar ngjarjen.

Njoftimi i policisë

“Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek Kopshti Botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543