INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve vijon para Ministrisë, ja cila është strategjia për sot [FOTO]

Protesta e studentëve vijon para Ministrisë, ja cila është strategjia për sot [FOTO]

Publikuar më: 11:15 12-12-2018

Studentët kanë thirrur këtë të mërkurë një protestë ndryshe nga gjithë këto ditët e fundit.

Ata kanë vendosur që sot të jenë të pajisur vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Dhe sikundër duket nga fotot ata do të qëndrojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se një ditë më parë protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit iu bashkuan studentë nga rrethet dhe gjimnazistë.

Pas mbarimit të afatit që ata i vendosën kryeministrit për të plotësuar 8 kërkesat e tyre, studentët ditën e djeshme përshkallëzuan protestën.

Një pjesë prej tyre bllokuan rrugën tek Zogu i Zi një pjesë qëndroi para Ministrisë, ndërsa një pjesë tjetër kaloi natën para Kryeministrisë.

 

8888.jpg

o.jpg

p.jpg

7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117