INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët nuk heqin dorë nga Shkodra dhe Korça në këmbë drejt Tiranës

Studentët nuk heqin dorë nga Shkodra dhe Korça në këmbë drejt Tiranës

Publikuar më: 10:48 12-12-2018

Studentët janë të vendosur në kauzën e tyre. Ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë as pas skadimit të ultimatumit që i kishin vënë Kryeministrit dhe qeverisë, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Edhe këtë të mërkurë studentët e të gjitha universiteteve në vend janë ngritur në protestë. Marshimet e tyre janë kudo, në çdo qytet që ka universitet. 

Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë.
Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë.
Sërish gjimnazistët kanë vendosur që ti bashkohen protestës. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.
Nuk mungon as mobilizimi në rrethe. Ngë Shkodra studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit. Në Korçë studentët kanë nisur marshimin me pankarta në duar. Protesta dhe bojkotim të mësimit ka dhe në Gjirokastër. Gjithashtu dhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngritur në protesta. Mësohet se studentët e Korçës dhe Shkodrës kanë vendosur të marshojnë drejt Tiranës më këmbë, për t’ju bashkuar protestës që po mbahet në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934