INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/ Monika Kryemadhi dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

Protesta/ Monika Kryemadhi dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

Publikuar më: 10:40 12-12-2018

Që në orën 8 të mëngjesit u ,lajmërua një dalje për shtyp nga Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Në fakt ajo kishte një çështje të rëndësishme për të shpërndarë për mediat, në ditët kur studentët janë në protesta masive. Për të plotësuar kërkesat e tyre LSI mendon se kjo mund të zgjidhet përmes ,Ligjit të Arsimit të Lartë. Lëvizja Socialiste për Integrim i propozon Kuvendit dy amendamente, të cilat sipas saj zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale të studentëve.

Kryemadhi:
“Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, deputetëve të çdo partie politike ti kalojmë menjëherë me urgjencë në seancën e nesërme. Kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që kemi lënë 27 vite këta studentë në kushte të mjeruara. Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, por protestë kombëtare se tregon varfërinë, mjerimin dhe çdo grabitje që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve në tërë këto vite. Sot do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre”.
Kryetarja e LSI bëri publike dhe ndryshimet që ajo propozon në Ligjin e Arsimit të Lartë.
Monika Kryemadhi:
“Deputetët e LSI do të depozitojnë tashmë amendamentet me ligjet përkatëse që u japin përgjigje të 8 pikave të studentëve. Propozojmë amendament për ligjin e buxhetit për 2019, në të cilin bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore për zërat e arsimit Universitare dhe fonde për shkencën si më poshtë. Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar të bëhet nga 7 miliard e 500 milion lekë të kthehet në 14 miliard 909 milion dhe 916 mijë lekë shqiptare. Vetëm 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare për 2019, 46% të PBB e kalon për të paguar koncesionarët e saj. Studentët kërkojnë vetëm 1%.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373