INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon ngujimi në fakultete, studentët përplasen me rojet e sigurisë

Vijon ngujimi në fakultete, studentët përplasen me rojet e sigurisë

Publikuar më: 12:27 12-01-2019

Studentët e Ekonomikut , Juridikut dhe Inxhinerisë së Ndërtimit e kanë kaluar mbrëmjen e së premtes në fakultet.

Ata janë të vendosur në qëndrimin e tyre për realizimin e 8 pikave të paraqitura më herët qeverisë Rama.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune kanë pasur sërish incidente. Studentët e Ekonomikut janë përplasur me rojet e sigurisë në derën kryesore të Universitetit. Ata janë shprehur se u kërcënuan nga rojet dhe se dera është kyçur për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.

Ata qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të universiteteve prej dy ditësh.

Edhe studentet e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës janë ngujuar në fakultet. Mbrëmjen e djeshme ata patën përplasje me policinë private, ku u thyen xhamat e dyerve të Fakultetit dhe celularë të studentëve.

Article Logic
Execution time: 0.002086877822876