INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti: Fëmijët në Shqipëri ‘skllevër’ të punës së rëndë

Raporti: Fëmijët në Shqipëri ‘skllevër’ të punës së rëndë

Publikuar më: 13:40 12-01-2019

Fëmijët në Shqipëri kryejnë punë të rënda dhe pjesa më e madhe e tyre punojnë në sektorin agrar por edhe në aktivitete rruge si lypje apo shitje.

Dhe një pjesë më e vogël punon në punë të rënda si miniera dhe ndërtim. Sipas të dhënave të Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (CRCA) shkruan DW 7 përqind e fëmijëve punojnë, ndërkohë që 12 mijë kanë braktisur shkollën.

Raporti theksom se rreth 50 mijë fëmijë punojnë në Shqipëri, por Ministria amerikane e Punës, zyra për çështjet ndërkombëtare të së cilës botoi muajin e kaluar një raport për punën e fëmijëve në Shqipëri, vëren se mungojnë të dhënat aktuale për përdorimin e fëmijëve në format më të rënda të punës.Sipas rapotit 87,5 përqind e fëmijëve nga mosha 5 deri 14 vjeçare punojnë në agrikulturë, 9,6 në shërbime dhe 2,9 në industri. Në industri fëmijët punojnë në miniera edhe për nxjerrjen e kromit, në ndërtim, në industrinë e tekstilit, peshkim, call center.

Po raporti flet për përdorimin e fëmijëve edhe në aktivitete ilegale si vjedhje, trafikim droge, përdorim si korrierë droge, dhe mbledhje e përpunim kanabisi.

Qeveria shqiptare thuhet në shkrim ka futur në përdorim mekanizmat institucionalë për të ndaluar punën e fëmijëve, por hendeku ekziston në bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, asaj të ekonomisë, dhe të punës.

Qeveria shqiptare ka aprovuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në punë si dhe një listë të punëve të rënda, në të cilat ndalohet puna nën moshën 18 vjeçare. Edhe axhenda kombëtare për të drejtën e fëmijëve krijon një sistem për mbrojtjen nga abuzimet.

Megjithatë ligji nuk e ndalon shprehimisht përdorimin, ndërmjetësimin ose ofrimin e fëmijëve për aktivitete ilegale.Raporti vë në dukje se mungojnë inspektorët e punës që të kontrollojnë sektorët ku mendohet se punojnë fëmijë. Qeveria ka përpiluar programe për eliminimin e punës së fëmijëve. Mungesat ekzistojnë në programet sociale, përfshirë programet për të adresuar problemet në çdo sektor.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102