INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konventa e LSI-së, Kryemadhi: Jo më detyrime politike, të ngrihemi...

Konventa e LSI-së, Kryemadhi: Jo më detyrime politike, të ngrihemi...

Publikuar më: 14:25 12-01-2019

Gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSI-së, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi bëri thirrje që të gjithë të ngrihen. Sipas saj tashmë kanë detyrime kombëtare dhe e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është se Shqipëria është shtëpia që ka nevojë për kujdesje.

Kryemadhi tha se protesta e studentëve i dha një leksion politikës, por tashmë, sipas saj, është koha për marrjen e përgjegjësive kombëtare.

“Dua të bëj një sqarim për protestën e studentëve: ata nuk janë anëtarë të partive politike, ata janë fëmijët e shqiptarëve. Duke qenë të tillë është detyrimi ynë moral për t’u kujdesur për ta. Studentët ndezën përgjegjësinë publike që duhet të ketë çdo qytetar. Ne morëm një mësim të mirë nga ta, mësim që zgjoi sado pak revoltën brenda nesh. I kemi mbaruar detyrimet politike, tani kemi detyrime kombëtare. Në Fier të mbrojmë naftëtarët, në Bulqizë të mbrojmë minatorët. Të ngrihemi për biznesin e vogël dhe të mesëm. Të ngihemi për mjekët dhe infermierët. Të ngrihemi për pensionistët që marrin lëmoshë. Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tone”

Kryemadhi iu referua edhe premtimeve të Ramës për uljen e borxhit, rritjen e pagave apo dhe luftën ndaj narkotikës, premtime të cilat sipas saj nuk janë mbajtur.

"Do të ulte borxhin publik por nuk e bëri. Do të krijonte rritjen e pagave, por jo vetëm që nuk i rriti por edhe i uli. Kemi luftën kundër narkotikve, sot 2.4% e shqiptarëve janë përdorues të kokainës", tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0043680667877197