INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi bën bilancin e qeverisë: Si do të mbahet mend 2018...

Kryemadhi bën bilancin e qeverisë: Si do të mbahet mend 2018...

Publikuar më: 12:34 31-12-2018

“Vit të sknadaleve të mëdha, të korrupsionit, protestave dhe mjerimit të madh të shqipatërve” kështu e ka cilësuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, vitin që po lëmë pas. Në një konferencë për mediat Kryemadhi ka bërë bilancet ‘bilancet e dështimeve’ të qeverisë ‘Rama’.

Në një deklaratë nga selia e LSI-së Kryemadhi tha se viti 2018 do të mbahet mend si viti ku dështuan negociatat për në BE, si dhe për protestat e shumta te opozites dhe shqipatrëve kundër padrejtësive dhe korrupsionit qeveritar.

“Së bashku humbëm një vit drejt hapjes së negociatave për shkak të arrogancës. Humbëm një vit për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave që nisi me protestën e opozitës dhe vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve, me protestën e minatorëve, të biznesit të vogël.

Protesta e studenteve solli shpresën e shqiptarëve. Dhe ky vit përmbyllet me protestën e diasporës, për ‘ti kthyer dinjitetin popullit të tyre. 2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë dhe u shtrëngon rripin të varfërve dhe u liron të pasurve”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0030570030212402