INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi Edi Ramën me këpucë, fiton lirinë banori i Astirit

Goditi Edi Ramën me këpucë, fiton lirinë banori i Astirit

Publikuar më: 11:50 26-12-2018

Protesta e banorëve të Astirit ka marrë vëmendje të madhe në opinionin publik, duke qenë një nga protesta që po vijon më gjatë por edhe sjelljes së banorëve. Madje njëri prej tyre guxoj dhe qëlloj kreun e qeverisë me këpucë rreth një muaj më parë në Spitalin e Traumës. E një muaj më vonë banori që i hodhi këpucën Kryeministrit ka arritur të fitojë lirinë.

Lirohet nga burgu banori i zonës së Astirit Ilir Katiraj i cili goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në kryeqytet. Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.
Dhjetëra banorë të Unazës së re kanë qenë sot në mbështetje të tij si dhe kanë kërkuar lirimin nga burgu edhe të Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.
Djali i Katirajt u shpreh se dhënia e drejtësisë ka qenë e vonuar, ndërsa babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0024218559265137