INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia vret qenin e një personi të pastrehë, shpërthejnë protestat... [VIDEO/FOTO]

Policia vret qenin e një personi të pastrehë, shpërthejnë protestat... [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 13:52 24-12-2018

Shpërthejnë protestat dhe polemikat në Barcelonë, pasi një polic bashkiak është akuzuar se ka vrarë me armë qenin e një personi të pastrehë.

Prej ditësh, shumë persona kanë shfaqur zemërimin e tyre për ngjarjen dhe kanë kërkuar nisjen e një hetimi ndaj policit, i cili është mbrojtur duke thënë se ka qëlluar vetëm sepse kafsha e sulmoi. Ndërkohë që shoqata dhe qytetarë të ndryshëm kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Sipas versionit zyrtar të policisë bashkiake, agjentët, të njoftuar nga pronarët e një dyqani, të shqetësuar nga i pastrehu dhe miku i tij, i janë afruar, duke e këshilluar të respektojë rregullat komunale sa i takojnë kafshëve. Por i pastrehu kishte bërë një sjellje agresive, duke refuzuar që t’i lidhej qeni. Në këtë pikë, ky i fundit ka sulmuar një nga dy policët, duke e kafshuar në dorë.

Sipas asaj që tregojnë dëshmitarët për gazetën “El Pais”, Sota nuk e ka kafshuar agjentin, por thjesht ka lehur ndaj tij. Sipas hetimit të brendshëm të kryer nga policia komunale katalanase, oficeri veproi në mënyrën e duhur në një situatë ku siguria e tij ishte në rrezik.

spanje_3.jpg

SPANJE_2.jpg

SPANJE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028750896453857