INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del video-ja! Barcelona e nxorri nga rradhët e saj, sot Mauro Icardi i sfidon[VIDEO]

Del video-ja! Barcelona e nxorri nga rradhët e saj, sot Mauro Icardi i sfidon[VIDEO]

Publikuar më: 14:13 23-10-2018

Kjo ndodhi me të rinjtë blaugrana, derisa Mauro Icardi është njeriu, tek i cili është përqendruar e gjithë vëmendja botërore futbollistike për momentin. Ai ishte “shpëtimtari” i zikaltërve në minutën e 93’ dhe vulosi derbin e Madoninës me golin e tij.

Por, sot ai ka një përballje tjetër mjaft të vështirë, ku duhet të udhëheqë ekipin e tij. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe lojtari ka një histori interesante me këtë ekip. Në Youtube është zbuluar video-ja, ku Mauro Icardi nuk toleronte përpara portës dhe ka shfaqur talentin e tij, që herët me golat në akademinë e Barcelonës.

Më pas, një ofertë e madhe mbërriti nga Sampdoria, e cila e çoi sulmuesin argjentinas në Itali, pavarësisht kontratës së tij me Barcelonën deri në vitin 2013. Vetëm një sezon te Sampdoria dhe pastaj ai kaloi tek Interi, ku është kthyer në liderin e vërtetë zikaltër, falë golave të tij shumtë.

Golat e Ikardit me Barcelonën on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379