INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një histori e trishtë! Pse “ngeci” transferimi i Zidane për tek Manchester United

Një histori e trishtë! Pse “ngeci” transferimi i Zidane për tek Manchester United

Publikuar më: 14:33 23-10-2018

Një histori sa e bukur aq edhe trishtuese ajo që përfshin dy nga legjendat e futbollit, Sir Alex Ferguson dhe Zinedine Zidane.

Zidane ishte në moshën 24 vjeçare kur filloi të bënte zhurmë në skenën ndërkombëtare dhe të gjithë klubet e mëdha europiane po e kërkonin atë. Manchester United kishte hyrë në tratativa me klubin e Marseille, për të marrë “yllin” e ri, por refuzimi erdhi vetëm nga trajneri i ekipit asaj kohe, Alex Ferguson.

Asokohe skocezi mendonte se blerja e Zinedine Zidane, mund të dëmtonte yllin e tij të madh, Eric Cantona. “Mbreti Eric” ishte atëherë gati për t’u kthyer në fushë, pasi vuante nga një dënim 8-mujor. Talenti i ri francez luante në të njëjtin pozicion me Cantona, ndaj blerja e Zidanes mund të kishte ndikuar negativisht, sipas Ferguson.

Pjesa tjetër është histori. Zidane përfundoi te Juventusi, skuadër me të cilën luajti dy finale të Ligës së Kampionëve, më pas e arriti lavdinë te Real Madridi, me golin e tij antologjik në Glasgow.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154